Na ndiq:

Na Kontaktoni

    Keni nevojë për ndihmë?

    Ju lutem mos nguroni të na kontaktoni. Ne do të ju pergjigjemi Menjëher.

    dion-al@outlook.com

    Download

    Company White Paper
    1.30 MB

    Company Media Kit
    1.22 MB

    blank image
    • 24 April, 2021
    • Dion Al

    Shkolla Vellezerit Haradinaj

    Shkolla 9-vjeçare “Vëllezërit Haradinaj” në Rrashbull, Durrës, do të rihapë dyert për nxënësit me kushte optimale, pa dallim nga shkollat...

    Read More

    SEKTORI I PASTRIMIT DHE GJELBËRIMIT

    DION-AL SHPK është kompani me një eksperiencë disa vjecare në fushën e pastrimit, me një staf të kualifikuar e cila përshtatet lehtësisht me nevojat e klientit për një ambjent të pastër, qoftë biznes, institucion publik, ambjent i brendshëm apo i jashtëm. Shumë shpejt nga nevojat e tregut në zhvillim, mori hov dhe e shtriu aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë.

    Kompania jonë është e pajisur me licencat si me poshtë të cilat ndihmojnë në realizimin profesional që ne ofrojmë:

    • Shërbime ndërhyrëse higjeno-shëndetësore kodi II.8.B
    • Shërbime ekspertize higjeno-shëndetësore II.8.A
    • Veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis III.2.A (1+2)
    • Grumbullim, transportim dhe depozitim i mbetjeve urbane III.2.B

    Përvecse të jetë një biznes fitimprurës, misioni i DION-AL sh.p.k është të nxisë punësimin e grave në tregun e shërbimeve, duke u ofruar atyre një marrëdhënie punësimi formale, të rregullt dhe të siguruar.
    Sektori i pastrimit është i ndarë në disa degë:

    • Evadim mbetjesh urbane
    • Pastrimi i ambjenteve të brendshme dhe të jashtme
    • Shërbime DDD
    • Mirëmbajtja e sipërfaqeve të gjelbërta
    Kontratat për evadimin e mbetjeve urbane

    Kontratat për evadimin e mbetjeve urbane

    Kontratat për pastrimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dhe Shërbime DDD

    Kontratat për pastrimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dhe Shërbime DDD

    Kontratat për mirëmbajtje të sipërfaqeve të gjelbërta

    Kontratat për mirëmbajtje të sipërfaqeve të gjelbërta

    Disa nga kontratat më të rëndësishme të realizuara me sukses nga kompania jonë janë:

    Kontratat për evadimin e mbetjeve urbane:

    • Bashkia Tiranë – Pastrim i pjesës lindore (3) të Qytetit të Tiranës
    • Njësia Administrative Kashar – Shërbimi i pastrimit dhe grumbullimit te mbeturinave në territorin e Njësisë Administrative Kashar
    • Njësia Administrative Ndroq – Largimi i mbeturinave urbane të Komunës Ndroq
    • Njesia Administrative Kashar Sherbimi i pastrimit publik (Zona Unaza e Re) ne Njesine Administrative Kashar
    • Bashkia Libohovë – Shërbimi i pastrimit dhe largimit të mbeturinave

    Kontratat e lartpërmendura kanë të njëjtën natyrë e cila konsiston në largimin e mbetjeve urbane nga zonat e banuara të cilat janë të grumbulluara në kontenierë të vendosur në zonat e caktuara nga Autoritetet Kontraktuese. Në kontrata të kësaj natyre ne kemi angazhuar një staf të trajnuar dhe mirëinformuar për rreziqet e vendit të punës. Një rol të rëndësishëm kanë edhe automjetet teknologjike të cilat realizojnë boshatisjen e kontenierëve sipas grafikut të realizimit të shërbimit të pastrimit. Shërbimi i pastrimit realizohet në dy forma, me krahë(punëtor të pajisur me fshesa) dhe me makineri fshesë.

    Kontratat për pastrimin e ambjenteve të brendshme dhe të jashtme dhe Shërbime DDD:

    • Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes – Pastrimi i ambienteve të brendshme në KDS
    • Qendra e Shërbimit Arsimor – “Blerje shërbim pastrimi ambjente zyra”
    • Shkolla e Administratës Publike – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të shkollës shqiptare të administratës publike për vitin 2018”
    • Departamenti i Administratës Publike – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të departamentit të administratës publike për vitin 2018
    • Këshilli i Qarkut Tiranë – “Shërbimin e pastrimit të ambjenteve të brëndshme dhe të jashtme të godinës së Këshillit të Qarkut Tiranë”
    • Albtelecom sh.a – “Kryerja e shërbimit të pastrimit në ambjentet e ALBTELECOM SH.A”
    • One Telecommunications – Sherbimi i pastrimit per One Telecommunications

    Kompania DION-AL shpk ka një eksperiencë shume vjecare në trajtimin e pastrimit për ambjentet e brëndshme dhe të jashtme sic shihet dhe nga kontratat të cilat janë realizuar me subjekte private dhe publike. Përkushtimi dhe serioziteti na kanë renditur në vëndet e para në tregun shqipëtar për ofrimin e këtij shërbimi. Për pastrim e fasadave janë përdorur produkte, materiale profesionale dhe paisje bashkekohore. Gjithmone përmendim që stafi është i trajnuar për pastrimet në lartesi, duke ndjekur të gjitha hapat për sigurinë e tyre. Ajo që e diferencon shoqërinë DION-AL shpk nga konkurrentët e saj është përdorimi I rpodukteve cilësore dhe punonjësve të kualifikuar. Një vend të rëndësishëm në hallkat e komapnisë tonë ka edhe dezinfektimi, deratizimi, dezinsektimi. Për të siguruar një mbrojtje maksimale, është e domosdoshme ndjekja e një programi të vazhdueshëm identifikimi, inspektimi i ambjentit të prekur, marrja e masave higjenike, monitorimi, kontrolli dhe mirëmbajtja e vazhdueshme, që bazohet në metoden e duhur për parandalimin, përcaktimin, vlerësimin, shpjegimin dhe dhënien e zgjidhjes përfundimtare të problemit.

    Kontratat për mirëmbajtje të sipërfaqeve të gjelbërta:

    • Avokati i Popullit – Mirëmbajtje e lulishtes së institucionit
    • Drejtoria e Sherbimit Spitalor Mat – Sherbimi i pastrimit te jashtem dhe siperfaqeve te gjelberta
    • Qendra Spitalore Universitare “Nene Tereza” – Sherbimi i pastrimit te jashtem dhe mirembajtjes se siperfaqeve te gjelberta.
    • Bashkia Libohovë – Shërbim I mirëmbajtjes së sipërfaqeve të gjelbërta
    • Prokuroria e Përgjithshme – Sistemim dhe gjelbërim në oborrin e Prokurorisë së Përgjithshme
    • Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes – Mirëmbajtje, gjelbërim, pastrim I ambjenteve të jashtme në KDS
    • Qëndra e Formimit Policor – Mirëmbajtje e lulishtes dhe shtim I ambjenteve të gjelbërta
    • Autoriteti Portual Durrës – Gjelbërim I ambjenteve te APD
    • TEGA shpk – Sistemim, gjelbërim i ambientit pranë CITY PARK

    Shoqëria DION-AL SHPK trajton me profesionalizëm parqet, lëndinat, gjelbërimet përgjatë rrugëve, pemët, gardhet e gjelbërta, sipërfaqe të gjelbërta përreth ndërtesave të banimit, si dhe zonat e gjelbërta me qëllime të veçanta brenda institucioneve publike, bizneseve dhe organizatave të tjera. Për realiyimin me sukses të cdo projekti angayhohet një staf I kualifikuar sic është Agronomi, Inxhinieri I Hortikulturës dhe spëcialistët e kopshtarisë dhe gjelbërimit.